Report TV - Shtëpitë muze në Gjirokastër drejt zhdukjes

  • 6 years ago
Drejt zhdukjes totale më shumë se gjysma e shtëpive muzeale në qytetin e Gjirokastrës. Qyteti i gurtë bën 13 vite në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO, por vëmendja për të është vetëm në ditë përkujtimore. Janë 57 banesa të kategorisë së parë, ndërkohë që 28 prej tyre tashmë janë të pabanueshme.

Dhjetëra banesa muzeale në Gjirokastër janë shembur, por edhe një pjesë e mirë e tyre pritet që të shkojnë drejtë rrënimit. Një vëzhgim i bërë nga specialistë të huaj dhe vendas janë konstatuar se qyteti i gurtë numëron rreth 600 objekte muzeale, por një pjesë e konsiderueshme është zhdukur nga harta e monumenteve.

Në Gjirokastër janë 57 banesa, të cilat janë cilësuar si të kategorisë së parë, por më shumë se gjysma prej tyre tashmë janë të rrënuara dhe të pabanueshme. Përfaqësues të këtyre shtëpive thonë se kanë kërkuar rehabilitimin e shtëpive të tyre në mënyrë që ato të bëhen të banueshme, por nuk kanë marrë një përgjigje, për pasojë shtëpitë janë shembur. Vasilika Mero, pronarja e një prej shtëpive të rrënuara pohon:

Unë këtu kam 30 vjet dhe shtëpia sa vinte e rrënohej sado që e zinim ne, prap pikonte. S?kemi ca të bëjmë, tani ajo ra fare, desh më zuri dhe mua brenda, vajta dhe në bashki për ndihma, dhe na dhanë vetëm batanije, jo gjë t

Recommended