Report TV - Kryeministri belg në Tiranë: Në tryezën e BE do jap mesazhe pro Shqipërisë

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka pritur në Tiranë në një takim homologun e tij belg, Charles Michel. Pas takimit kokë më kokë, dy kryeministrat zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rama u shpreh se me Michel ka biseduar rreth rekomandimit të KE për çeljen e negociatave. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh i vendosur për të vijuar përpjekjet e reformave në mënyrë që vendimi i BE në muajin qershor jetë ai i shumëprituri.

Kryeministri i Belgjikës e dha dhe e mbajti fjalën brenda një kohe të shkurtër duke ardhur sot të vizitojë Tiranën dhe duke riafirmuar miqësinë që na lidh dhe vullnetin e dëshirën e vendit që ai udhëheq për të forcuar marrëdhëniet me Shqipërinë. Jemi takuar në mënyrë të përsëritur së fundmi dhe kemi diskutuar për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe për të rritur nivelin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Ndamë mendimin se me marrjen e këtij rekomandimi nis një fazë e re për vendin sepse i gjithë procesi për integrimin është për ardhmërinë e vendit të bazuar në një shtet modern dhe institucione demokratike dhe nga ana tjetër folëm për sfidat e mëdha që lidhen me këtë proces në vijim. Edhe sot e kam falenderuar për mbështetjen e tij të vazhdueshme, inkurajimet dhe qëndrimin ndaj procesit të zgjerimit në tërësi.

Besojmë që Shqipëria meriton një vendim për të hapur negociatat natyrisht jemi të vetëdijshëm që hapja e tyre s?është fundi i përpjekjeve tona por fillimi i një faze të re dhe të gjatë përpjekjesh. Jemi të sigurt se kemi edhe mbështetjen e Belgjikës dhe miqve e partnerëve tanë evropianë?

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë

Recommended