Ora News - Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë: Tarifa e Rrugës së Kombit do të ulë numrin e turistëve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës Alfrida Marku ka kundërshtuar tarifën për qarkullimin në Rrugën e Kombit. Sipas saj kjo tarifë mund t`i detyrojë pushuesit kosovarë të braktisin plazhet e Shëngjinit dhe të Lezhës

Lajmi: Në Lezhë përgatitjet për sezonit turistik të verës janë drejt përfundimit. Plazhet e Shëngjinit dhe të Tales janë ato më te frekuentuarit nga pushuesit kosovarë për të cilët Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë thotë se mund t`i braktisin këto destonacione për shkak të vendosjes së tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit

Alfrida Marku, Nënkryetarje Bashkisë Lezhë: Janë mbi 500 mijë shqiptarë nga Kosova që zgjidhin çdo sezon veror Shëngjinin dhe Talen si destinacion turistik dhe patjetër që këto ngarkesa financiare të pajustifikueshme do ti detyrojnë ata që të shikojnë alternativa të tjera për sezonin veror.

Nënkryetarja e Bashkisë Lezhe, Alfrida Marku është shprehur edhe kundër vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël, të cilët mund të detyrohen të rrisin cmimin duke rënduar më tepër xhepat e qytetarëve dhe pushuesve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nenkryetarja-e-bashkise-lezhe-tarifa-e-rruges-se-kombit-do-te-ule-numri-i-turisteve