Ora News - Raporti i DASH, Vasili: Amerika ka lëshuar alarmin, Rama po fundos vendin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për LSI raporti i DASH është këmbanë alarmi se kjo qeveri duhet të ikë. Në një dalje për mediat kreu i grupit të LSI tha se raporti nxjerrë në dritën e diellit kalbësirën që e ka kapur këtë qeveri.

Petrit Vasili: Katër shtyllat e këtij raporti pse jo simbolikisht do ti quaja katër raketat amerikane kundër këtij bunkeri qeverisës të krijuar në Shqipëri, bunker tipik të diktaturave kur u vjen fundi. Përqëndrohen në shpartallimin e zgjedhjeve me anë të shitblerjes së votave. Së dyti në çdo degë të qeverisjes kapilare dhe të përhapur. Së treti në një drejtësi qartësisht të kapur, nuk e lufton korrupsionin por e favorizon atë.

Dhe e katërta shumë e rëndësishme, pushteti i katërt media është gjithë kohën në shantazh, e kapur dhe shpesh i largohet të vërtetës për shkak të kërcënimit me karakter politik dhe ekonomik. Së pesti konfirmohet përfundimisht nga departamenti amerikan i shtetit, roli i kompromentuar thellë i policisë së shtetit dhe inkriminimi i saj. Kjo situatë është më e rënda që mund të ketë përjetuar Shqipëria, është përkundrejt një situate mëtohet të përhapet në eter me sistemin e mashtrimeve të lëna pas të diktaturave të vjetra. Dhe në krye të këtij mashtrimi publik qëndron kryeministri.

Duke akuzuar kreun e qeverisë Vasili tha se raporti është një dëshmi se kjo qeveri është kapur nga krimi.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/raporti-i-dash-vasili-amerika-ka-leshuar-alarmin-rama-po-fundos-vendin
Recommended