Opozita braktis Kuvendin per Tahirin

  • 6 years ago
Ardhja e Saimir Tahirit në parlament, pas afro 6 muajsh mungesë, e bëri opozitën që ta braktisë sallën. Ish-Kryeministri Berisha zgjodhi ta filmojë dhe ta publikojë videon në faqen e tij në Facebook, sëbashku me mesazhin që pati për ish-ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin Rama.

Ai kërkoi që Tahiri të nxirret jashtë nga parlamenti: ?Të nxirret jashtë Saimir Tahiri se po kremtoni raportin me njeriun më kryesor të drogës në Ballkan, bashkë me Edi Ramën. Nxirreni jashtë, mos festoni me të. I ftoni Habilajt dhe Klement Balilin të vijë këtu?.

Edhe Lulzim Basha tha se Tahiri në parlament është pengesë për integrimin.

Në një sallë gjysmë bosh, pas largimit të opozitës, Kryeministri foli për merita dhe jo dhurata nga ana e Komisionit Europian, kur u ndal tek rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave. Listës së betejës në luftën kundër krimit e korrupsionit i shtoi edhe politikanët e përfshirë në afera.

Recommended