FMN: Rritja ekonomike per Shqiperine kete vit 3.7%

  • 6 years ago
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mbajtur të pandryshuar parashikimin për rritjen ekonomike për Shqipërinë gjatë këtij viti. Në raportin e vështrimit të ekonomisë globale, FMN shprehet se rritja për Shqipërinë gjatë këtij viti do të jetë në nivelin 3.7%, ndryshe nga vlerësimi 4.2 i qeverisë shqiptare dhe 3.6 që parashikoi një javë më parë Banka Botërore.

Pavarësisht kësaj, Fondi ka korrigjuar me rritje vlerësimin për vitin 2017, duke e përshtatur në të njëjtën normë të llogaritur nga Instituti i Statistikave 3.9%. Pas Kosovës, Shqipëria është vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor që pritet të ketë rritjen më të madhe, ndërsa parashikohet që inflacioni të rikthehet në ekuilibër.

Për 2018-ën FMN sheh një vit të mirë për vendet e zhvilluara, ndërsa vlera totale e rritjes së ekonomisë globale do të jetë 3.8% . Më me optimizëm Fondi sheh tregjet aziatike dhe europiane, ndërsa pret një ngadalësim të ekonomisë amerikane.

Recommended