Rama flet gjatë konferencës me Mogherinin për Tahirin: Presim nga Prokuroria 1 provë të vetme!

  • 6 years ago
Kryeministri Edi rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shehefn e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve, që nga skepticizmi i mundshëm i Gjermanisë lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë, e deri te çështja e deputetit saimir tahiri, që po hetohet për lidhje të mundshme me grupe të trafikut të drogës.

Skepticizëm gjerman?
Gjermania nuk është një vend skeptik për zgjerimin, përkundrazi është vend kampion i projektit të Europës së Bashkuar dhe kancelaria është në krye të një procesi ku jo rastësisht ka marrë edhe lidershipin për të shpallur një raport të ri me Ballkanin, ta bëjmë të qartë që të mos ngatërrohemi me këmbët tona. Në Gjermani dhe vendet e tjera ka individë që janë skeptikë, një forcë që ka hyrë parlamentin gjerman është kërcënim për zgjerimin, por fatmirësisht është jashtë koalicionit. Por edhe brenda koalicionit ka individë që janë kundër, të ushqyer nga PD, ashtu sikur edhe njëri që erdhi qershorin e kaluar dhe bëri fushatë kundër.

Procesi i Saimir Tahirit
Ne duhet të arrijmë që të shpjegojmë që në procesin e Tahirit, Kuvendi dhe shumica ka zbatuar gjithçka që Komisioni i Venecias ka nënvizuar kur një komision thirret për të trajtuar çështjen e arrestit dhe masave të parashikuara. Ne po presim që Prokuroria të rikthehet me të paktën një provë, jo 10, dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është larg së qeni një trupë që konsiderohet e influencueshme nga shumica.

Recommended