Armo “rilind” serish

  • 6 years ago
Rafineria më e madhe në vend e përpunimit të naftës, ajo e Ballshit do të nisë punën ditën e mërkurë. Burime nga qeveria bëjnë me dije se pas sjhumë negociatash është arritur marrëveshja mes punëtorëve të saj të cilët kishin rroga të papaguara dhe kompanisë Byllis Energy.

Mësohet se kompania Byllis Energy e regjistruar në Zvicër ka marrë të drejtën e përdorimit të rafinerisë ARMO për pjesën e Ballshit nga një tjetër firmë e quajtur TOSK Energy, e cila ka blerë rafinerinë nga kompania Allum Enterprises.

820 punëtorë do të fillojnë nga puna, por pronari i ri nuk do të paguajë detyrimet e prapambetura që la ndaj tyre kompania që shfrytëzoi për një vit ARMO-n, IRTC Oil.

Burimet thonë se edhe për pagat që kanë mbetur është gjetur zgjidhja, e se punëtorët do t?i marrin ato nga shteti, përmes procedurave përmbarimore, mqs qeveria vijon të jetë pronar i 15% të aksioneve të rafinerisë. Në total vlera e tyre është 1.3 miliardë lekë.

Pas disa kohësh pritet të nisë nga puna edhe dega e tjetër e ARMO-s, ajo e Fierit, e specializuar në prodhimin e bitumit dhe mazutit.

ARMO krijoi një gropë të madhe detyrimesh ndaj shtetit dhe privatëve në vite, fill pas privatizimit të saj në vitin 2008. Sipas raporteve vlera e borxheve ndaj autoriteteve fisakle, bashkive, kompanisë së energjisë, bankave, furnitorëve dhe punonjësve arrin shifrën e 600 milionë dollarëve.

Recommended