Progres-raporti, Balla: Basha në Gjermani, shpresoj mos lobojë kundër hapjes së negociatave

  • 6 years ago
Në pritje të dhënies zyrtarisht të rekomandimit për hapjen e negociatave, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla akuzoi Bashën dhe opozitën se duan ta bllokojnë procesin.

Lideri i PD ndodhet në një vizitë në Gjermani, ndërsa Balla i bëri thirrje që të mos lobojë kundër hapjes së negociatave. Për Ballën Shqipëria meriton hapjen e negociatave, ndërsa shtoi se nuk është fitore e PS, por e të gjitha qeverive që kanë kontribuar.

Shqipëria ka përmbushur tërësisht prioritetet kyçe të vendosura për rekomandimin nga ana e KE për hapjen e negociatave. Jemi shpresë plotë për rekomandimi nesër, i cili në mënyrë simbolike do t?i dorëzohet autoriteteve shqiptare nga ana e ambasadores së Delegacionit të BE-së dhe një ditë më pas nga autoritetet më të larta përfaqësuese të BE-së, drejtuar nga Komisionerja e lartë për Politikën e Jashtme, znj. Mogherini, të cilët meritojnë një falenderim në emër të popullit shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Shqipërisë në rrugën e saj historike, atë të anëtarësimit në BE. Siç të gjithë presin, prej nesër fillojmë një proces të ri në kuptimin e lobingut pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë edhe në vendet anëtare, sepse rekomandimi i komisionit kalon në Ministritë e Jashtme të vendeve anëtare, të cilat sipas procedurave të tyre ua kalojnë parlamenteve të vendeve anëtare; dhe në një pjesë të parlamenteve është seanca plenare ajo që vendos, një pjesë tjetër janë komisionet e çështjeve europiane ato që e shqyrtojnë dhe në fund përmbyllet në Këshillin Europian, aty ku kryeministrat apo presidentët, në varësi të përfaqësimit të tyre, japin vendimmarrjen për hapjen zyrtarisht të negociatave. Është një proces që fillon më 17 prill dhe konkludon në qershor me Këshillin Europian të radhës.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla

Recommended