Banka Boterore parashikon tkurrje te investimeve te huaja

  • 6 years ago
Banka Botërore parashikon një rënie të fluksit të investimeve të huaja direkte për Shqipërinë me 1.5% të Prodhimit Kombëtar në vitin 2019. Shkak për këtë thotë raporti për Ballkanin Perëndimor me titullin ?Rritja është në ngadalësim? vjen nga përfundimi i dy veprave të mëdha në energjetikë, ajo e gazsjellësit TAP dhe hidrocentrali i Devollit.

Por pavarësisht kësaj, Banka Botërore ka korrigjuar me rritje parashikimin për fluksin e investimeve nga jashtë për këtë vit, krahasuar me 2017-n, investimet e huaja pritet të jenë 0.2% më të larta në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sipas Bankës Botërore, projektet private me kapital të huaj kontribuan me 2.1 pikë përqindje në rritjen ekonomike të Shqipërisë, ndërsa në Mal të Zi dhe në Kosovë kontributi ishte edhe më i lartë, përkatësisht me 5 dhe 3 pikë përqindje.

Recommended