Report TV - Këshilli i PD mblidhet më 20 prill, ja diskutimet e Kryesisë

  • 6 years ago
Kryesia e Partisë Demokratike, në mbledhjen e së shtunës nuk do të diskutojë vetëm mbi një dokument-propozim për ndryshimet në statut, por disa të tillë. Në selinë qendrore të demokratëve janë depozituar disa projekte sa i përket ndryshimit të statutit, të cilat do të marrin vëmendjen, secili në mënyrë të veçantë. Një grup propozimesh kanë ardhur nga degët e Partisë Demokratike në rrethe, të cilat sipas informacioneve, kanë të bëjnë me përfshirjen e tyre në vendimmarrje.

Vetë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për një transformim të PD-së, që do të vijë pikërisht prej procesit të ndryshimeve statutore. Këto ndryshime kanë të bëjnë pikërisht me emrat e kandidatëve për kryebashkiakë dhe deputetë. Basha ka thënë se, në zgjedhjet e ardhshme kandidatët për kryebashkiakë dhe deputetë, do i propozojë anëtarësia e PD-së. Një projekt për ndryshime në statut e kanë paraqitur edhe dy anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri.

Në thelb të projektit të dy anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së është konceptimi i partisë siç funksionon një shtet demokratik, me tre pushtete të ndara që kufizojnë dhe fuqinë e kryetarit. Ata janë Kuvendi, Këshilli Kombëtar si organ legjislativ me dy dhoma dhe Kryesia si organ ekzekutiv. Në Këshillin Kombëtar do të ketë dhe një risi është tjetër është Komiteti i kandidaturave brenda Këshillit Kombëtar, ku merr pjesë dhe kryetari. Ai pret kandidatët që vijnë nga baza për pushtet vendor ose qendror.

Një platformë në selinë blu është dorëzuar prej ish-deputetit Astrit Patozi dhe mbështetësit e tij, që në thelb nuk ka të bëjë me ndyshime statutore. Kryesia e PD-së i paraprinë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së. Burime të sigurta nga selia blu kanë bërë të ditur se Këshilli i PD-së mblidhet më 20 prill, të premten e javës së ardhshme. Në mbledhjen e Këshillit miratohen në mënyrë paraprake ndryshimet në statut, ndërsa dokumenti final miratohet në Kuvendin Kombëtar të PD-së, i caktuar të mblidhet më 28 dhe 29 prill.

Recommended