Byroja perjashton nga Kuvendi 6 deputete te opozites dhe ministrin Bushati

  • 6 years ago
Me kërkesë të Partisë Socialiste, Byroja e Kuvendit vendosi pasditen e së enjtes përjashtimin me 10 ditë të 6 deputetëve opozitarë.

Flamur Noka u përjashtua për shkak se gjatë seancës së sotme plenare hodhi miell në drejtim të Kryeministrit Rama, ndërsa deputetët Klevis Balliu, Ervin Salianji dhe Kejdi Mehmetat për gjuajtje me vezë, topa letre dhe shihe e uji. Për sjellje të ngjashme dhe shkelje të rregullores u përjashtuan edhe deputetët Edi Paloka dhe Endrit Brahimllari.

Në mbledhjen që nisi në orën 18:00, u shqyrtua edhe sjellja e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili reagoi duke lagur me ujë deputetët e opozitës. Edhe Minsitri për Europën dhe Punët e Jashtme u përjashtua me 10 ditë.

Me anë të një postimi në Facebook, Bushati kërkoi ndjesë për gjestin dhe njëherazi akuzoi opozitën se kërkon të bllokojë integrimin e t?i shpëtojë reformës në drejtësi./tvklan.al

Recommended