Report TV - Vrasja e Mario Majollarit në Tiranë, familjarët homazhe në vendin e ngjarjes

  • 6 years ago
Mario Majollari 28 ?vjeç, banues në Kinostudio, u ekzekutua me tre plumba natën e kaluar pranë banesës së tij. Atij iu bë pritë nga persona të armatosur, të cilët mësohet se kanë qëlluar nga një automjet dhe janë larguar menjëherë duke humbur gjurmët në errësirë.

Burime për Report Tv konfirmuan se policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, ndërsa janë shoqëruar 15 persona, të cilët po merren në pyetje. Sipas të dhënave i riu është vrarë për hakmarrje, pasi babai i tij, Avni Majollari ka vrarë dy vetë, po për hakmarrje para 18 viteve në rrugën e Dajtit.

Pikërisht vëllai i një prej viktimave, Ilir Gjuzi, i ekzekutuar në vitin 2000 nga Avni Majollari, është shpallur në kërkim. Policia ka shkuar për kontrolle në banesën e tij, por nuk e ka gjetur. Një nga pistat ku po hetohet ngjarja është pikërisht ajo e hakmarrjes për krimin e babait të Marios 18 vjet më parë.

Ndërkohë, mëngjesin e kësaj të mërkure familjarë të Mario Majollarit kanë bërë homazhe pranë vendit ku ai u qëllua për vdekje ku kanë ndezur qirinj. Familja e tij ka çelur dyert e mortit ndërsa gjatë ditës së sotme do t'i jepet lamtumira e fundit.

Recommended