Report TV - Procedimi penal për protestën, Basha: E kam për nder, nuk na arrestojnë dot

  • 6 years ago
Gjatë një konference të sotme për shtyp ku u shfaq përkrah kryetarit të bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu në mjediset e jashtme të selisë qendrore të PD-së në Tiranë, kryetari i opozitës Lulzim Basha bëri thirrje që të hiqen pengesat ekzistuese dhe të lehtësohet komunikimi, si dhe të ulen kostot e të mos ekzistojë asnjë tarifë për Rrugën e Kombit.

I pyetur lidhur me procedimin penal që i ka bërë policia atij, aleates Monika Kryemadhi dhe mjaft politikanëve të tjerë opozitarë lidhur me bllokimin e disa rrugëve të vendit disa ditë më parë, Basha u shpreh:

?Ky procedim është një veprim qesharak i hetuesisë Rama-Marku. Rama ka futur në dorë edhe drejtësinë. E kam për nder të procedohem së bashku me qytetararët, për një protest të drejtë sikurse ishte kërkesa për lirimin e 11 kuksianëve që janë proceduar pa të drejtë?.

Pak më herë basha foli edhe për Kosovën dhe bashkimin e Mitrovicës.

Recommended