Report TV - Vazhdon lufta për B-52, dogana nuk ndalon importin e 8S2, edhe pse është pa leje

  • 6 years ago
Doganat shqiptare nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje pse vazhdon të lejohet importimi i produkti pije energjike 8S2, e cila është e pa regjistruar si markë e mbrojtur në Shqipëri. Produkti 8S2 prodhuar nga firma Bavaria është shumë i ngjashëm nga pikëpamja vizuale me pijen energjike B-52 të prodhuar prapë në Hollandë por që në Shqipëri nuk mund të importohet pasi ekskluziviteti i markës këtu i takon firmës Arseni sh.p.k me seli në Shkodër.

Firma Arseni sh.p.k ka kërkuar disa herë nga dogana shqiptare zbatimin e procedurës së mbrojtjes për të shmangur importin e pijes energjike të ngjashme me B-52 dhe që mund të shkaktojë konfuzion për konsumatorët. Por dogana nuk ka bllokuar importin e pije 8S2 duke kërkuar konfirmim të nevojshëm nga Drejtoria e markave dhe patentave, por që deri tani ende nuk është përgjigjur.

Procedura e regjistrimit të një produkti të ri që importohet, siç është rasti i 8S2, nis nga aplikimi i tij pranë Drejtorisë së Pronësisë Industriale. Kjo për të shmangur konkurrencën e pandershme.

E kështu pa u pranuar aplikimi ? i cili zgjat 6 muaj - i gjithë zinxhiri i kontrollit të këtij produkti nuk mund të fillojë të realizohet. 8S2 është kështu një produkt i pakontrolluar, me etiketë të pa miratuar. Deri me sot gjykatat shqiptare janë shprehur kundër pijes energjike B-52 dhe një tjetër pijë identike siç ishte 852 të importuar po prapë nga firma Bavaria. Por në treg prej pak javësh ka dalë pija e tretë 8S2, edhe një herë identike me dy të tjerat.

Recommended