Report TV - Voltana Ademi debat me Senida Mesin në prani të ambasadorit britanik

  • 6 years ago
Debate mes kryebashkiakes Voltana Ademi dhe zv. Kryeministres Senida Mesi gjatë tryezës së organizuar nga Ambasada britanike në Shkodër për parandalimin e krimit tek të rinjtë. Kryebashkiakja Voltana Ademi u shpreh se problem mbetet krimi i organizuar i lidhur me politikën dhe drejtues të lartë të policisë, ndërsa shënjestroi zv.kryeministren sa i përket nivelit të përfaqësimit të qeverisë dhe trajtimit të kësaj problematike.

?Krimi, sidomos ai i lidhur dhe mbrojtur në bashkëpunim me politikën, është shqetësim real dhe vazhdon të jetë i tillë për shoqërinë shqiptare. Krimi i organizuar është realitet i hidhur për vendin tonë. Shqipëria vazhdon të jetë fatkeqësisht vend prodhimi dhe eksportimi i drogës. Droga është biznes fitimprurës për trafikantët. Ka katër urdhër-arreste për ish drejtues të lartë të shtetit, që dyshohen si të përfshirë në trafikun e drogës bashkë me ish-ministrin e Brendshëm. Unë do kisha një sugjerim për organizatorët, por edhe për të gjithë ne, përfaqësuesit e ministrisë dhe policisë të ishin këtu se kanë funksionin e parë ligjor?

Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës
Në kundërpërgjigje, zv. Kryeministrja Senida Mesi u shpreh se nuk i takon kryebashkiakes të kritikojë punën e qeverisë, ndërkohë që nuk ka bërë as detyrat e saj të Shtëpisë.

?Nuk përshëndes statistikat të bëra nga një specialiste e rëndomtë, pa bërë mirë detyrat e shtëpisë. Dëgjoj shembuj suksesi të Malësisë së Madhe, por nuk dëgjoj asnjë shembull suksesi në Bashkinë Shkodër. Jemi këtu për të adresuar problematika dhe për të zgjidhur ato çështje.

Të tregojmë vizion, lidership dhe qeverisje. Do doja sugjerime, rekomandime, punë të përbashkët me qëllim që krimin e organizuar, përfshirë dhe në politikë, meqë Ademi e ka me shumë merak, ta shohim çdo ditë?

Senida Mesi, zv.kryeministre

Recommended