Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, ka përgënjeshtruar një shkrim të organizatës konservatore 'Judicial Watch', e cila pretendon se selia diplomatike e Uashingtonit kishte financuar me afro 9 milionë dollarë fondacionin Shoqëri e Hapur të filantropit George Soros, e cila sipas pretendimit te tyre, kishte për synim t'i jepte qeverisë Rama më shumë kontroll mbi sistemin gjyqësor.
Megjithatë, në deklaratën e tij, Lu shprehet se "Ambasada as nuk ka ofruar dhe as nuk ka marrë financime për këtë fondacion", ndërsa shton se kritikët e Reformës në Drejtësi i kanë cilësuar veprimet e selisë diplomatike si të 'frymëzuara nga Sorosi'.
Ambasadori thotë më tej se një gjyqësor i fortë në Shqipëri është edhe në interes të ShBA-së, pasi në këtë mënyrë, Uashingtonit do të jetë një partner më të fortë në NATO.
Ndërkaq, ka reaguar edhe zyra e fondacionit 'Shoqëri e Hapur', ku Drejtuesi i saj për Shqipërinë, Andi Dobrushi, shprehet përmes një deklarate se kjo organizatë jo vetëm që nuk ka marrë fonde nga Ambasada, por ka vënë në dispozicion fondet e saj për projekte që kanë patur si synim forcimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/donald-lu-nuk-ofrojme-financim-sorosin
Be the first to comment