Skip to playerSkip to main content
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama tregon se kujt iu drejtua me 'alpin" dhe pse.

Edi Rama: Vajta në Vlorë fola përpara të ndodhte ajo që ndodhi dhe thashë do jhapim aerportin e Kukësit.Kazani menjëherë e pasqyroi Edi Rama i merr kuksianët me të mirë u mbyll rrugën dhe u hap aeroportin. Jo mo kuksianët do të kenë edhe aeroportin edhe rrugën. Të dyja këto do të zgjidhen brenda këtij viti. Rruga e para,aeroporti idyti,.

Një gjë vetëm dua tu them kuksianëve, tropojanëve, hasianëve por edhe të gjithë shqiptarëve. Kemi një kulturë politike të mishëruar tek opozita e sotme që synon të prekë njerëzit në forma nga më të përcudnuara. Shpesh herë Saliu i pari por dhe të tjerët i fryjnë këtyre dasive, jo tha ai kështu e jo tha ai kështu.

Njësoj sherreve të gangove që fusin në sherr gjithë lagjen. Ai tha kështu e ai tha ashtu. Unë nuk jam i pagabueshëm dhe me thënë të drejtën e kam të vështirë të hesht e të mos reagoj përpara budallallëkut e injorancës. Dhe kur budallallëku dhe injoranca bashkohen është kulmi. Ndonjëherë unë them ndonjëherë dicka më shumë sec duhet por asnjëherë nuk kam parasysh asnjë njeri të zakonshëm, asnjë që nga Tropoja deri në Konispol. Kurrë! Kurrë!

Faji im që kur thashë atëherë alpinët nuk thashë Saliu, vajza, djali, Rrahmani, Rrahmoni, Ahmani dhe Dermoni që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit. Faji im që thashë Alpin! Në mënyrë që sipas meje ironike për ti rënë derës që do të ëdgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë. Ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman. Drejtësia!

Nuk dua të flas për ta se sot nuk janë këtu. Nuk e zgjas më tutje për ta por të jeni të bindur që ju e të gjithë shumë shpejt do të shikoni si dritën e diellit cfarë i shtyn ata të dalin të nxisin zjarrin, rrëmujën dhe kaosin, çfarë e shtyn lalaxhonin dhe macokun me cizme që të harrojnë atë që thanë që ne do të presim sa të dalin raporti e të hapen negociatat se për ne Shqipëria është më e rëndësishme sesa qeveria. I shtyn diçka që po ndodh sot. Diçka që ata e dinë shumë mirë dhe shumë shpejt do ta shikojnë të gjithë shqiptarët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-tregon-se-kujt-iu-drejtua-me-fjalen-alpin

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended