Report TV - Mbi 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji në zonën e Shkodrës

  • 6 years ago
Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ishte i ftuar në Report Tv për situatën e përmbytjeve në zonën e Shkodrës, por edhe zona të tjera të vendit nga reshjet e ditëve të fundit dhe shkarkimet e HEC-eve. Panariti bëri thirrje edhe njëherë që të shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër. ?Duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, pasi situata është e vështirë prej disa ditësh.

Janë dëmtuar të mbjellat, ndërsa banesat janë rrethuar nga uji. Duhet një fond i posaçëm për katastrofat natyrore? u shpreh ai ndër të tjera. Gjithashtu, ish-ministri i LSI kërkoi që sistemi i kullimit dhe vaditjes te kaloje dikasterit qendror. Ndërkohë që në mesditë, kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi i është përgjigjur zv/ kryeministres Mesi, e cila theksoi në një deklaratë për mediat se nuk do të shpallet emergjenca, por do të shtohen ndihmat.

Pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave, Mesi vendosi shtimin e ndihmave në zonat e përmbytura, si në ushqime dhe në forca në terren, por nuk vendosi shpalljen e gjendjes së emergjente. Ndërsa Ademi u shpreh se vendimi i sotëm, është një tjetër konfirmim i trajtimit diskriminues që qeveria i bën Shkodrës dhe qytetarëve të saj. Ndërkohë që zv/kryeministrja Senida Mesi ka mbërritur në Shkodër rreth orës 15:00 dhe po zhvillon një takim me Prefektin. Situata në disa njësi në Shkodër vijon që të jetë shumë problematike prej më shumë se tre javësh.

Recommended