Impianti i mbetjeve Elbasan,Gjiknuri: Procesi teknologjik i mbyllur pa probleme për mjedisin

  • 6 years ago
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga zv.ministri Hantin Bonati inspektuan impiantin e djegies së mbetjeve me prodhim energjie në Qarkun e Elbasanit.

?Patëm rastin këtu të shikojmë nga afër se si funksionon impianti i djegies së mbetjeve urbane në Elbasan. Pavarësisht nga kritikat apo hamendjet që kanë ngritur qarqet politike, ne shikojmë një impiant që funksionon dhe mbi të gjitha i ka dhënë zgjidhje një problemi të madh. Pra është një nga ato veprat që bëri një transformim të dukshëm në qytetin e Elbasanit. Këtu u njoha me gjithë proceset teknologjike se si po funksionon tani?, u shpreh ministri Gjiknuri.

Recommended