Pronarët e parë në bregdet "mbinë" që në kohën e Zogut, ndërtoje një vilë dhe të falte tokën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Historia e përfitimit të tokave në bregdet nuk ka nisur me tranzicionin. Fatos Çoçoli, ekspert për ekonominë, deklaroi në emisionin "Ekopolitikë" se nëse një familje në kohën e Zogut ndërtonte brenda dy vitesh një vilë, atëherë ia falte tokën.

Këtë e dëshmoi me rastin e gjyshit të tij, i cili kishte përfituar 500 metra katrorë në Durrës.

E gjitha kjo bëhej në kuadrin e zhvillimit strategjik të zonës.

Fatos Çoçoli: Për qëllime të tjera qeveria ka vendosur në disa zona ku edhe ka parë që është abuzuar shumë. Toka ranore, fond pyjor janë konsideruar në mënyrë abuzive nga këto komisione që janë ligjzbatuese të 7501 si toka bujqësore për interesa strategjike të zhvillimit të vendit ti bllokojë. Ligji nuk është pezulluar.I ka bllokuar me VKM.Bllokon dhënien e akteve të marrjes në pronësi.Flasim për diçka të parajmëruar më përpara, abuzim kolosal me qindra km të bregdetit.Nuk është e vërtetë që prona në bregdet edhe në vitin 1939 edhe në 1941 nuk ka pasur. Vetë mund të dëshmoj për 500 metra katrorë që gjyshi im i ka përfituar nga qeveria e Zogut, jepej për efekte të zhvillimit të zonës së plazhit, që tani është ish-blloku në Durrës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pronaret-e-pare-ne-bregdet-mbine-qe-ne-kohen-e-zogut-ndertoje-nje-vile-dhe-te-falte-token