Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Ish-lojtari i Partizanit, aktualisht i Vllaznisë, Renato Malota është i akuzuar si pjesë e dosjes për tjetërsim të pronave në zonën e quajtur "Rana e Hedhun" ku u arrestua kryebashkiaku i Lezhës dhe 6 zyrtarë të tjerë lokalë nga 23 urdhër arreste.

Por në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com ai shprehet i habitur, ndërsa e cilëson një ngatërresë, pasi sipas tij asgjë nuk është e vërtetë. Ai thotë se tokën e ka trashëguar nga të parët e tij, ndërsa te pjesa ranore ka ndërtuar një lokal me lejen e bashkisë.

?Unë në pjesën ranore kam ndërtuar një lokal me lejen e bashkisë, ndërsa pas pjesës ranore kam tokën të trashëguar nga të parët. Unë jam me origjinë nga vendi ku bëhet fjalë, aty kam tokën time, ndërsa po theksoj edhe njëherë që lokalin e kam ndërtuar në pjesën ranore me lejen e bashkisë.

Category

📺
TV

Recommended