"Ju flet Moska": E quajnë mikrofinancë, vjedh atë që ju përket juve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Do ti bëja thirrje kujtesës suaj të kthehet pas në shtatorin e vitit të kaluar nëse ju ka bërë përshtypje një lajm të cilin jam i sigurt që shumica e kanë kaluar nëpër veshë pa e filtruar në tru. Është fjala për konferencën "Mikrofinanca shqiptare 25 vite në shërbim të sipërmarrjes së lirë". Në 19 shtator të vitit të kaluar Shoqata e Institucioneve të Mikrofinancës në Shqipëri mbajti një konferencë për të treguar punën e saj në 25 vite.

Është një lajm që në botë, në vende ish-komuniste si Shqipëria do të bënte përshtypje sepse këto shoqatat e mikrofinancës janë vend ku kanalizohen ndihmat e huaja. Në Shqipëri ky lajm që në vendet e tjera do të ngjallte debat të madh, kaloi si një lajm i rëndomtë dite. Mikrofinanca është dhënia e kredive të vogla, shoqata që ndihmohen nga donatorë të huaj financiarë SHBA, BE, banka të huaja si BERZH, USAID etj. Me këto para duhet të jepen kredi për të zbutur varfërinë, nxitur zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme aty ku nuk hyjnë bankat.

Kryetari i Shoqatave të Mikrofinancës shqiptare është Bajram Muça i Fondit Besa, për të cilin kam folur dhe në emisione të tjera.

Në fotografi (shikoni siper ne krye te lajmit) janë 5 krerët e kartelit të mikrofinancës më Bajramin në qendër. Nëse janë 1 miliard, gjysmën e ka Bajrami këtu. Është NOA. Ju kujtohet kur erdhi Bush në Shqipëri dhe shkoi në Fushë Krujë. Në Fushë Krujë ishte një projekt i kredive të vogla i zhvilluar me ndihmën e USAID. Dikush mund të thotë që gjithë këto para i jep bota.Problemi ëdhtë se i regjistrohen Shqipërisë si ndihmë.I marrin këto të kartelit, i shpërndajnë me mënyrat e tyre.Këto kanë një karakteristikë të gjitha, i kontrollon një njeri.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-e-quajne-mikrofinance-vjedh-ate-qe-ju-perket-juve

Recommended