Ora News - Ja banesa në Korçë ku u kapën 686 kg kananis

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 686 kilogram kanabis sativa u sekuestrua në një banesë në Korçë.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim Jetnor Gungo 45-vjeçar, në banesën e të cilit u gjet sasia e drogës.

"Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa", sqaroi policia.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e shtetasit K.G.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/korce-sekuestrohen-686-kg-kanabis-ne-kerkim-pronari-i-shtepise

Recommended