Report TV - Skrapar, përmbyset furgoni me nxënës, të plagosurit mbërrijnë në spitalin e Beratit

  • 6 years ago
SKRAPAR-Një furgon që po transportonte nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme nga fshatrat Buzuq dhe Orizaj për në shkollën e Çorovodës është aksidentuar mëngjesin e sotëm në fshatin Vërzhezhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:35, ndërsa furgoni që është aksidentuar me targa AA 445 KE drejtohej nga A.H.

Furgoni, ku po udhëtonin 10 nxënës ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur. Dhjetë nxënësit kanë mbetur të plagosur, një është në gjendje të rëndë dhe është nisur për në Tiranë me helikopter për mjekim të specializuar, katër ndodhen në spitalin rajonal të Beratit për të marrë ndihmë mjekësore dhe pesë të tjerët ndodhen në Spitalin e Skraparit pa rrezik për jetën. Mes të plagosurve është edhe një 8-vjeçar me fraktura në këmbë.

Recommended