Report TV - Basha kundër Berishës: CEZ e ARMO, privatizime të dështuara

  • 6 years ago
Për herë të parë Lulzim Basha, ish-ministër i qeverisë së Sali Berishës sot kreu i PD, ka pranuar publikisht se dy prej privatizimeve më të rëndësishme si CEZ dhe ARMO, ndërmarrë nga qeveria e djathtë kur ishte në pushtet, rezultuan të dështuara. Deklarata e Bashës u bë gjatë konferencës për "(De) Rregullimi i Tregjeve".

"Është vërtetë, privatizimi i ARMO-s dhe privatizimi i CEZ-it nuk dhanë rezultatet e pritura. Me qëllimin për të arritur një rezultat me të mirë publike që ishte në gjenezë privatizimi i ARMO dhe CEZ, të dyja te dështuara, absolutisht dhe qëllimit për të kapur çdo sektor të ekonomisë me duart e politikë dhe të një grushti njerëzish të lidhur me politikën", u shpreh Basha.

Recommended