Rudina - Voltan Prodani në një rrëfim për muzikën dhe familjen! (9 mars 2018)

  • 6 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ai është ndër kantautorët më të njohur të muzikës së lehtë shqiptare. Voltan Prodani gjatë gjithë karrierës së tij ka zgjedhur që të ruajë një stil të pandryshuar dhe me krijimet e tij romantike duket sikur është në ?luftë? më komercializmin.

Prodani ishte sot në studin e ?Rudina? në Tv Klan.

Voltan Prodani, është djali i Mehdi Prodanit, i cili është cilësuar si bir i babait të kitarës shqiptare.

Babai i tij në kulmin e suksesit u godit nga regjimi dhe u arrestua, gjë që tek Voltan Prodani ka lënë gjurmë.

?Ka qenë viti 1976. Nuk mund të jem i saktë në detaje, por pasoja që ka krijuar ka qenë e madhe. Unë kam qenë në klasë të parë fillore kur ndodhi një goditje e madhe tek artistët. Në atë kohë pas arrestimit të babait ne u transferuam dhe unë nuk u mora më me muzikë ndërkohë që isha i pari në kitarë. Një moment që unë nuk e harroj dot ka qenë kur kam takuar babain për herë të parë në burg, në Ballsh, nuk ishte më i tmerrshmi, por ka vuajtur. Mamaja ka qenë ajo që e ka vuajtur më shumë. Në atë kohë më kanë lëvizur nga shkolla e muzikës?, tha Prodani.

Recommended