Ora News - Peleshi fermerëve në Gjirokastër: Aplikoni për subvencionet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi ka njohur nga afër fermerët me masat e mbështetjes financiare të Skemës kombëtare, për kulturat arrore.

Gjatë vizitës një ditore në Qarkun e Gjirokastrës, Peleshi vizitoi një fermë të mbjellë me arra ku theksoi edhe njëherë rëndësinë për të aplikuar në këtë skemë, pasi ajo ofron mundësi të shumta për rritje dhe zgjerim të aktivitetit, dhe sidomos për zonën e Gjirokastrës, e cila ka një reliev dhe toka të përshtatshme për kultivitimin e arrës, gështenjës, lajthisë etj.

Niko Peleshi: "Ne japim deri në 3 milionë lekë të vjetra për hektarë, plus dy milionë lekë për hektarë për ujitjen, pra rreth 5 milionë lekë për hektar nëqoftë se është një grupim fermerësh apo një fermer që investon në një fermë më të madhe se 5 hektarë. Kjo rritet me 25%, mbi 10 hektarë rritet me 50%"

Peleshi tha se skema e mbështetjes inkurajon bashkimin e fermerëve në shoqëri bujqësore apo grupimin e tyre në shoqata.

Niko Peleshi: "Pra kemi një formulë në Skemë që inkurajon bashkimin e fermerëve, krijimit i të ashtuquajturave Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor apo grupimeve të fermerëve në një shoqatë, sepse vetëm përmes kooperimit, ne mund të ulim kostos e prodhimit, të rritim produktivitetin dhe ta bëjmë më kokurruese bujqësinë.

Ministri u rikujtoi edhe njëherë që thirrja për aplikime është çelur në 28 shkurt dhe do të qëndrojë e hapur për një muaj.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/peleshi-fermereve-ne-gjirokaster-aplikoni-subvencionet

Recommended