Deputetët e kom. të jashtëm flasin pas takimit me Metën, Kodheli: Negociatat S’duhet të dështojnë

  • 6 years ago
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një dëgjesë për 90 minuta me deputetët e Komisionit të Politikës së Jashtme në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë. Presidenca njofton se Meta nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet.
Deklaratat pas takimit me Presidentin

Edi Paloka
Qëndrimi i Presidentit është korrekt. Pati shqetësime edhe për grupin negociator. Nuk ka arsye për të hequr dyshimet, të ketë një grup më korrekt. Gjithcka deri tani është zhvilluar në mungesë në mungesë të plotë transparence.Mimi Kodheli
Padyshim që negociatat duhet të jenë të tilla që të finalizohen në të mirë të shqiptarëve. Ne kemi një eksperiencë negative nga marrëveshja që është hedhur poshtë. Ne kemi dëgjuar me vëmendje cka tha Presidenti. Ndaj të njëjtin opinion me Presidentin, shtyllat e diskutimit ishin; marrëveshja nuk duhet të dështojë dhe të bëhet sa më parë, sepse kështu mund të jemi më të sigurt në rrugën drejt Europës.

Recommended