Report TV - Aksident te Unaza e Re, betonierja përplas një kalimtare, e dëmtuara në gjendje të rëndë

  • 6 years ago
TIRANE - Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të enjte në "Unazën e Re" të Tiranës.

Ka qenë automjet tip betoniere e cila ka marrë përpara një grua teksa kjo e fundit po kalonte rrugën. Mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e betonieres, ndërsa po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Recommended