Shoqata 'Çamëria' e PDIU në protestë, Idrizi: S’ka lindur ende ai burrë që të heqë fjalën ‘Çamëri’

  • 6 years ago
Shoqëria ?Çamëria? dhe përfaqësues të Partisë Drejtësisë, Integrim dhe Unitet, po zhvillojnë këtë mesditë një protestë para ambasadës greke, në Tiranë. PDIU dhe shoqëria ?Çamëria? janë kundër negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë, ku kërkojnë të bëhen transparente vendimet e marra mes dy vendeve.
Protestës i janë bashkuar edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, si dhe përfaqësues të shumtë të kësaj force politike. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i është përgjigjur me tone të Greqisë, e cila bëri presion që të hiqet emri i Çamërisë nga tekstet shkollore dhe hartat gjeografike. Idrizi tha se nuk ka lindur ende ai burrë apo grua që të heqë këtë emër, duke shtuar se Çamëria është gjallë dhe çamët janë në këmbë.

?Nuk ka lindur ende ai burrë apo grua që ta heqë emrin e Çamërisë. Çamëria është gjallë, ne jemi në këmbë. Nuk mundemi dot të na kërcënojë një vend si Greqia me veto, kjo do të thotë arrogancë. Kemi të gjithë forcën për t?i thënë që për ne shqiptarët dielli lind nga perëndimi?, tha Idrizi.

Më tej, ai komentoi marrëveshjen mes dy vendeve, duke thënë se nuk mund të negociohet integriteti i Shqipërisë, dhe se deti, toka, atdheu, varrezat janë amanet nga Zoti ndaj dhe duhet t?iu transmetohen brezave.