Report TV - Seminar për lajmin, promovohet libri i gazetarit Zylyftar Bregut

  • 6 years ago
Specialistë të medias, gazetarë, analistë ishin sot të pranishëm në pronovimi per libri ?Teknologjia e Lajmit? nga dr. Zylyftar Bregu. Libri kërkon të sjellë në vëmendje pikat kyçe të të qenit një gazetar i mirë duke iu drejtuar audiencës së gazetarëve të rinj, por edhe të vjetër.
Të bëri lajm dhe të qenit i vërtetë në kohë dixhitalizimi mbetet një sfidë e së ardhmes, por megjithatë ka ende disa këshilla dhe ide se si mund të menaxhohet kjo situatë në ditët e sotme. Profesori Zylyftar Bregu prezantoi sot librin e tij, ku ndër të tjera u ndal edhe tek trajtesat e vecanta që merr mënyra e të bërit lajm

?Teknoligjia e lajmit është një tekst që shqyrton, analizon dhe trajton problematikën e informacionit në përgjithësi dhe të lajmit në veçanti. Është një tekst që kryesisht është për studentë të gazetarisë dhe komunikimit. Por nuk ngelet vetëm në këtë suazë, është një tekst edhe për gazetarët e rinj dhe të vjetër, por edhe për njerëzit e zakonshëm që duan të merren me lajmin në këtë kohë moderne, kur secili do që të bëhet gazetar. Këshilla është që të mos lënë më një anë të vërtetën. Nëse zbulojnë të vërtetën çdo gjë tjetër është e falur. Por nëse çedojnë te e vërteta, çdo gjë tjetër është e kotë që të diskutohet? ? tha autori i librit, Zylyftar Bregu.

Recommended