Report TV - Vrasja e Kasmit, shtyhet gjyqi, flasin avokatët e të akuzuarit Efthymios Efthimiou

  • 6 years ago
TIRANE-Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka vendosur që të shtyjë për në datë 22 shkurt vendimin për të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit. Elton Hoxhallari, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Efthymios Efthimiou kërkuan nga gjykata e Apelit lirimin nga burgu, por gjykata vendosi shtyrjen e vendimit, pasi kishte bërë gabim njoftimet.

Efthymios Efthimiou, i akuzuar si dyshuar për ekzekutimin e Kasmit kërkon nga gjykata lirimin nga burgu në këmbim të garancisë pasurore. Report Tv zbardh ankimimin e grekut që kërkon të vendosë garanci pasurore. Në përfundim të seancës, avokati grek i Efthymios Efthimiou u shpreh se shpreson që procesi të bëhet mbi prova dhe jo mbi spekulime. ?Shpresojmë që procesi ndaj Efthymios Efthimiou të bëhet mbi prova dhe jo mbi spekulime? u shpreh ai. Ndërsa avokati shqiptar Visha tha se seanca shtyhet për të enjten, pasi nuk kishte bërë njoftimet gjykata.

Recommended