Një pllakëzë metalike me mbishkrim në gjuhën italiane, e gjetur nga autoritetet greke tek eshtrat e zbuluara gjatë gërmimeve në Dragot, pranë Tepelenës, me siguri nuk i përket ndonjë ushtaraku italian.
Këtë e sqaron, në këtë intervistë për Shqiptarja.com, një nga ekspertët kryesorë italianë të kësaj fushe, koloneli Ciro Cantore, i cili nga viti 1992 deri më 1995 drejtoi një mision në Shqipëri për llogari të ministrisë italiane të Mbrojtjes në kërkim të eshtrave të ushtarakëve të fundit italianë të vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ende të pagjetur. Dëshmia e Cantore-s u jep fund kështu dyshimeve të atyre, të cilët menduan se ajo pllakëzë, mbi të cilën shkruhej në italisht ?tetar grek? (caporale greco) nuk i përkiste një ushtari grek, të cilin autoritetet kanë vendosur pikërisht ta varrosin në varrezat e reja ushtarake greke që po ndërtohen në Jug, në kujtim të të rënëve të tyre në Shqipëri.