Ora News - Revolta e Bujar Asqeriut, Rama: Fondi s'jepet për ata që dikur kanë bërë filma

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje aktorit Bujar Asqeriu i cili këto ditë ka shprehur revoltën lidhur me situatën e rëndë në të cilën ndodhet Teatri por dhe kultura shqiptare. Asqeriu akuzon qeverinë se nuk jep fonde për artin. Në emisionin "360gradë" në Ora News mbrëmjen e 13 shkurtit Asqeriu deklaroi se ministria e kulturës e ka lënë teatrin 'një të vdekur të pakallur" duke i dhënë vetëm 5 lekë dhe në planet e kësaj ministrie nuk është arti.

Në përgjigje Rama tha: Sot çohet miku im Bujar Asqeriu e thotë pse na ndodhi kështu. Po nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Sepse nëse nuk do të bëhej skema siç e ka gjithë bota normale. Se fondi që jep për teatrin e filmin është në dispozicion të atyre që bëjnë film e teatër dhe jo që dikur kanë bërë filma apo rrogëtar të kohës së Saliut, të partisë së punës do të thotë. Dhe vazhduat ti mbani me rroga. E kthyet përmbys. Dhe ja ku jemi sot një degradim i pashembullt i jetës teatrore dhe natyrisht më të talentuarit mbeten ata më të diskriminuarit sepse nuk janë të barabartë në garë.

Bujar Asqeriu ne 360 grade: Ne pretendojmë të jemi një vend turistik pa infrasturkutrë jo vetëm rrugë e ttttt. Të tjera. Këtu ministria e Kulturës në aktivitete kulturore në periudhën e pushimeve mjaftohen me ca lekë që dalin nëpër sheshe këndohen pesë këngë atje. Po pse ky është arti i Shqipërisë?! Ai do të shikojë një violinist, një valle .. Pa le teatri është totalisht i vdekur. Një Teatër Kombëtar në nje vend turistik nuk ka asnjë aktivitet. I Vdekur i pakallur. Ku është vendi turistik se nuk kam parë ndonjë turist në këtë vend turistik. Po pse ore vetëm deti qenka bukuria e këtij vendi dhe prodhimet bujqësore e blegtorale?! Jo jo arti e bën magjinë dhe këtu nuk shikohet fare nga planet që bën Ministria e Kulturës.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/rama-miku-im-bujar-asqeriu-fondi-sjepet-ata-qe-dikur-kane-bere-filma