Report TV - Kurthi i dorëheqjes,kush shpëton nga Vetingu bie në duart e SPAK

  • 6 years ago
Nuk ka dilema. Gjyqtarët dhe prokurorët që kanë dhënë dhe që mund të japin dorëheqjen për t?i shpëtuar skanerit të trefishtë të Vetingut, do të bien në grackën e organeve të SPAK-ut, përkatësisht Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale.

Njerëzit që janë apo që kanë shërbyer në nivele të larta të drejtësisë, me anë të vetëlargimit nga sistemi, i shpëtojnë procesit të Vetingut, i cili si mision final ka largimin e elementeve të korruptuar nga sistemi, por ata nuk kanë asnjë mundësi dhe hapësirë për t?i shpëtuar veprimit të SPAK-ut, gjithnjë nëse janë implikuar në veprimtari të paligjshme. Kushtetuta e re e ka ndarë në mënyrë radikale Vetingun nga SPAK-u.

Madje, Kushtetuta e ndryshuar në korrik të vitit 2016, në pikën 2 të nenit ?DH? ndalon përdorimin e provave të gjetura gjatë procesit të Vetingut në një proces penal ndaj gjyqtarit apo prokurorit. I gjithë procesi i Vetingut është ndërtuar vetëm për një qëllim: Identifikimin dhe largimit nga sistemi të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, pa asnjë pasojë penale.

Recommended