Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7 years ago
Debati për ligjin për artin dhe godinën e Teatrit Kombëtar është zhvendosur në Ministrinë e Kulturës, ku një përfaqësi e aktorëve ka shkuar të takojë ministren Kumbaro. Pas debateve të shumta mes mimnistres dhe aktorëve, këta të fundit i kanë dorëzuar Kumbaros propozimet e tyre për ndryshimin e projektligjit për artin dhe kulturën.

Gjatë debatit, ministrja Kumbaro është shprehur se projektligji për artin dhe kulturën është hedhur në ëeb për të nxitur debat dhe sugjerime, të cilat kanë filluar të vijnë nga bashkitë.

Mirela Kumbaro është ndërprerë nga Bujar Asqeriu, i cili ka kërkuar me ngulm që aktorët të flasin, "flasim me radhë, të dëgjohemi dhe ne".

Kumbaro ka theksuar se janë dy nisma të cilat do të nxisin cilësinë e artit, ?1 decentalizimi i cilësisë artistike dhe tenderimi, i cili duhet hequr pasi ka burokraci që pengojnë. Gjithashtu shtohen dy ambiente të reja ku do të qarkullojnë aktorët?.

"I gjithë informacioni që ka ardhur nga debati që shpesh herë nuk ka qenë frytdhënës dhe jam i sigurt që jam çdo lloj argumenti juridik që ju do të sillni do të jetë i njëjti?, është shprehur Artan Imami, i cili ka bërë thirrje që të "mos lëvizet asnjë cm2 nëse nuk merret mendimi i të gjallëve, unë bashkohem me protestën, që të bëhet sa më shpejtë diçka për atë teatër.

Category

📺
TV

Recommended