Report TV - Artistët:Kumbaro arrogante!Av i Popullit:Do dëgjohet zëri juaj

  • 6 years ago
Artistët i janë përgjigjur ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, se ditën e nesërme e presin në sallën e Teatrit Kombëtar për t?u ballafaquar mbi debatin për teatrin, duke thënë se nuk pranojnë thirrjen e saj për ta zhvilluar këtë takim në ambientet e ministrisë. Pas takimit me Avokaten e Popullit, Erinda Ballanca, artistët paralajmëruar se kjo ishte vetëm etapa e parë e bashkëpunimit.

?As ministri i Kulturës as kryeministri nuk marrin dot vendime për ne. Ballanca nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për t?u informuar, takimi e ndihmoi për të kuptuar çfarë po ndodh. Kjo ka qenë vetëm etapa e parë e një bashkëpunimi mes komunitetit dhe Avokates së Popullit. Kumbaro duhet të deklarojë çfarë po ndodhe më Teatrin Kombëtar prej 4 vitesh.

Ka hyrë në vitin e pestë të mandatit të saj, ka deklaruar në vitin e parë se kjo ndërtesë nuk mund të riparohet, çfarë do ndodhë. Le të dalë të thotë që nuk kanë ndërmarrë asnjë hap. Prej 20 vitesh komuniteti është i hapur për një teatër të ri, është e kotë të harxhojmë kohën a duam apo jo një ndërtesë tjetër. E duam. Cila do jetë, sa do kushtojë, kur do realizohet? Nuk po marrim përgjigje nga Kumbaro", tha Çipi.

Recommended