Frontex merr ne kontroll kufijte e Shqiperise

  • 6 years ago
Shqipëria bëhet vendi i pari në Ballkanin Perëndimor që siglon një marrëveshje me Bashkimin Europian për kontrollin e kufijve.

Pa dhënë më shumë detaje, komisioneri Avramopulos dhe ministri Xhafaj e vlerësuan këtë marrëveshje si hapin e parë të afrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Dimitris Avramopulos: "Kjo marrëveshje do të mundësojë që në të ardhmen të vendosen në Shqipëri ekipe nga Agjencia Europiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare. Marrëveshja do të sigurojë një menaxhimin më të mirë të migracionit të parregullt në interes të përbashkët, si të Bashkimit Europian".

Fatmir Xhafaj: "Kjo është një marrëveshje e rëndësishme që do të na ndihmojë të marrim asistencë të kualifikuar në lidhje me menaxhimin e kufijve".

Të tjera sfida, sipas komisionerit Avramopulos, janë ulja e numrit të azilkërkuesve, lufta kundër radikalizmit, krimit të organizuar, apo trafikut të armëve e drogës.

Avramopoulos: "Ulni numrin e abuzuesve në Shengen. Parandalimi është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për drogën pasi në shumë raste kjo ka të bëjë edhe me njerëz të cënueshëm".

Fatmir Xhafaj: "Shqipëria nuk do të jetë më në hartën e vendeve që kultivojnë kanabis, për të treguar vendosmëri dhe rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar përmes operacionit ?Forca e Ligjit?, rezultatet e para të të cilit janë inkurajuese".

Komisioneri për emigracionin tha po ashtu se Shqipëria mund të aplikojë me projekte të veçanta në luftën kundër trafikut të droges në fondet e BE-së.

Recommended