Ora News - Media greke për Paktin Detar: Athina zyrtare pranon se ka pasur gabime në metodologji

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria dhe Greqia duket se e kanë përmbyllur marrëveshjen për delimitimin e zonave ekskluzive ekonomike, çka i hap rrugë shfrytëzimit nga pala greke të parcelave 1 dhe 2, që Tirana zyrtare i ka konsideruar si të diskutueshme. Kështu bën të ditur portali grek, energy press.gr që u referohet burimeve te mirinformuara.

Portali nxjerr në drite dhe një detaj tepër të rëndësishem: pala greke e pranon për herë të parë se delimitimi është bërë pjesërisht me metodologji të gabuar, një pikëpamje që e ka mbrojtur me zjarr pala shqiptare.

Siç vë në dukje energypress, pala greke ka pranuar se gjatë përllogaritjeve gjiret detare do të duhej të konsideroheshin të mbyllur, keshtu që të zbatohej dispozita që parashikon konventa ndërkombetare për të drejtën e detit.

Si për të "ekuilibruar" pranimin e këtij gabimi, burimet e energy press kanë thënë se me marreveshjen e re, pala shqiptare nuk mund të ngrejë asnjë pretendim për shelfin kontinental të ishujve Otonoi dhe Erikousa.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/media-greke-paktin-detar-athina-zyrtare-pranon-se-ka-pasur-gabime-ne-metodologji

Recommended