Report TV - Eduard Halimi dorëzon mandatin e deputetit, mesazh qytetarëve

  • 6 years ago
TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ka dorëzuar mandatin e deputetit. Deputeti demokrat ka bërë një postim në rrjetet sociale ku njofton për vendimin e tij. I zgjedhur për tre mandate radhazi deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Halimi shkruan se ka marrë këtë vendim për shkak se nga dita e nesërme do angazhohet në një projekt ndërkombëtar për Ballkanin, i cili sipas Halimit do zgjasë në kohë dhe kërkon angazhim të plotë.

"Për mua ka qënë një privilegj të zgjidhem për të tretën herë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtyre viteve kam kontribuar më përkushtim të plotë në politikë si njeri i çështjeve të drejtësisë. Sot kam dorëzuar mandatin e deputetit pasi nga nesër i përkushtohem një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një network në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot", shkruan Halimi.

Recommended