Report TV - Vrau bashkëshorten gjyqtare shtyhet seanca për Fadil Kasemin

  • 6 years ago
Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të zhvillojë dot seancën e parë ndaj Fadil Kasemit i akuzuar për vrasjen e ish bashkëshortes së tij gjyqtares Fildez Hafizi. Shkak u bë mungesa e avokatëve të Kasmit në seancën e gjyqit, ndërsa për herë të parë siç dhe shihni në këto plane ai u përball dhe me Klodian Tafën shoferin e furgonit që ai mori peng më 31 gusht pak minuta pas kish vrarë ish gruan.
Me furgonin e Tafës të riut nga Kavaja, Kasemi tentoi të arratisej por pak minuta më pas ai u kap nga policia e komisariatit numër një në Tiranë. Fadil Kasemi akuzohet për vrasje si pasojë e marrëdhënieve familjare, armbajtie pa leje, pengmarrje dhe heqie e lirisë ndaj shtetasve. Me kodin e ri të procedurës penale Kasmi nuk mund të përfitojë ulje dënimi apo gjykim të shkurtuar pasi me kodin e ri të procedurës penale nga kjo e drejtë janë përjashtuar krimet në familje.

Mesditën e 31 gushtit 2017 Fadil Kasemi vra ish bashkëshorten e tij Fildese Hafizi, ndërsa gjatë deklarimeve të tij në polici ai pranoi krimin duke sqaruar se shkak ishte sjellia e gjyqtares që se lejonte të takohej me fëmijët pas divorcit. Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda bëri publik faktin se me vendim të gjykatës civile tiranë kujdestare për fëmijët e mitur të ish bashkëshortëve Kasmi dhe Hafisi është caktuar Amelia Asllani motra e gjyqtares së vrarë.

Recommended