Report TV - Kadare dhe nobelisti Orhan Pamuk nominohen për EBRD 2018

  • 6 years ago
Është shpallur lista e ngushtë e garës për çmimin e madh të letërsisë EBRD 2018: që mbahet për të promovuar krijimtarinë e vendeve në zhvillim. Mes 6 të mominuarëve është edhe emri i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.
Nga 12 autorë, juria ka zgjedhur gjashtë romane, të cilat konsiderohen prej saj ?të jashtëzakonshme?, sipas një njoftimi që u bë publik këtë të hënë. Kadare është nominuar për veprën e tij ?Kamarja e Turpit? mes autorë të tjerë si Andrey Kurkov, Boris Akunin, Da?a Drndi?, Alawiya Sobh, ndërkohë që është edhe në garë me nobelistin turk Orhan Pamuk që ka fituar me librin ?Gruaja me flokë të kuqe?.

Vepra e Kadaresë ?Kamarja e turpit?, që në anglisht mban titullin ?The Traitor?s Niche? është e përkthyer nga John Hodgson dhe është botuar nga shtëpia botuese ?Penguin? në Londër. Dhënia e këtij çmimi është një nismë e filluar në vitin 2017 nga Banka Europiane me vendet partnere në zhvillim dhe me Këshillin Britanik, si dhe me Panairin e Librit në Londër.

Recommended