Ora News - UEFA monitoron zgjedhjet, Surkis takohet me kryeministrin Rama dhe kreun e FSHF-së

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zv.presidenti i UEFA-s Grigori Surkis në prag të zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama dhe kreun e FSHF-së Duka. Surkis u shpreh se ka pasur shqetësime në lidhje me përfshirjen e palëve të treta dhe se UEFA do ta monitorojë procesin zgjedhor.

Zgjedhjet në federatën shqiptare të futbollit janë kthyer në temën e ditës dhe ndërhyrja e mundshme e palëve të treta ka bërë që në Tiranë të zbresë zv.presidenti i UEFA-s Grigory Sukris. Numri 2 i insititucionit që drejton futbollin në Europë zhvilloi një takim me kryeminsitrin Edi Rama dhe me kreun aktual të FSHF-së dhe kandidatin për president Armand Dukën.

Delegacioni ynë erdhi në Shqipëri sipas udhëzimeve që kemi marrë nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin. U takuam me kryeministrin, ishte një ndeshje që zgjati 90 minuta. Qëllimi i vizitës tonë lidhej me shqetësimin, pas sinjalizimeve që kemi marrë së fundmi rreth tentativave të palëve të treta për të ndërhyrë në procesin zgjedhor. Synimi ynë është një dhe i vetëm: të nënvijëzojmë se duhen respektuar principet e UEFA-s, principi i demokracisë, i transparencës dhe i zgjedhjeve të lira. Principe të cilat ndalojne kategorikisht nderhyrjen e paleve te treta.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/uefa-monitoton-zgjedhjet-surkis-takohet-me-kryeministrin-rama-dhe-kreun-e-fshf-se