Një protestë më e madhe se PD dhe LSI dhe që do të bëjë të harrohet shembulli i kryengritjeve të Rumanisë do të jetë protesta e 27 janarit. Deputeti demokrat Gent Strazimiri tha në studion e lajmeve të Ora Neës se pjesëmarrja do të jetë e lartë ndërsa qytetarët u shpreh ai duhet të ngrejnë zërin kundër padrejtësive të qeverisë Rama
Strazimiri: Shqiptarët të dalin në rrugë, unë besoj se shqiptarët janë më të mençuar dhe janë më dashnorë të demokracisë se rumunët. Unë besoj se ne do të japim një shembull, do të harrohet Rumania, aq do të jetë masiviteti.
Strazimiri pranoi se Reforma në drejtësi është në ngërç por kjo sipas tij nuk do të kishte ndodhur nëse do të dëgjohej mendimi i PD por edhe i Komisionit të Venecias. Për Strazimirin qytetarët shqiptarë e kanë humbur besimin te ambasadorët.
Strazimiri: Me ligj kanë futur ekzaktësisht të njëjtat gjëra që ne dhe komisionini Venecias i thamë mos i fusni. Sot nuk mund të akuzojnë askënd përveç vetes. Sa i përket ambasadorit amerikan, çështja për të cilën flasim është teknike, kushtetuese dhe ligjore, nuk është diplomatike, nuk është ndërshtetase.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/protesta-strazimiri-do-harrohet-rumania
Be the first to comment