Psikologia: Shoqëria shqiptare i jep të drejtën mashkullit të keqpërdorë femrën

  • 6 years ago
Pas vrasjes tragjike të 21 vjeçares, Ariela Muratit nga 23 vjeçari Aldison Belulaj për shkak të refuzimit të dashurisë, opinioni publik është i tensionuar. Report Tv ka realizuar një bisedë me psikologen Lira Gjika, e cila tregon përcaktimin e këtij krimi nga një këndvështrim profesional.

?Vite të tëra e kanë justifikuar këtë lloj krimi, e bëri se e do, se nuk donte ta humbte. Këto janë të gënjesh veten. Është krim, thjesht krim. Një njeri që operon me pushtetin, që nuk pranon refuzimin, është kompleks inferioriteti i thellë?, tregon Gjika.

Besoj se pyetja që kanë të gjithë është a mund të ishte shmangur ky rast?

?Natyrisht që mund të ishte shmangur, nëqoftëse ai do të kishte pasur pranë dikë të fliste. Do kishte kurajon të fliste?, shpjegon psikologia.

Recommended