Report TV - Rokadë në Prokurori/ Arta Marku ndėrpret tė gjithė komandimet e prokurorėve

  • 6 years ago
TIRANE-Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku vijon rokadën në Prokurorinë e Përgjithshme. Report Tv mëson se Arta Marku ka firmosur një urdhër për të ndërprerë të gjitha komandimet e prokurorëve në Tiranë dhe në rrethe. Brenda muajit janar parashikohet që komandimet e prokurorëve të ndërpriten të gjitha, ndërsa burime nga organi i akuzës pohojnë se urdhri prek rreth 30 prokurorë, deri tani Arta Marku ka ndërprerë komandimet për 6 drejtues.
Në ditët në vazhdim pritet që të ndërpritet komandimi për 24 drejtuesit e tjerë, përfshirë drejtues dhe prokurorë, të cilët do të rikthehen në postet e tyre ku kanë emërimet nga Këshilli i Prokurorisë. Kryeprokurorja pak ditë më parë firmosi lirimin e drejtuesve të Elbasanit, Kukësit, Fierit, Tiranës dhe dy prokurorëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Recommended