Bashkia Shkodër 500 mijë lekë familjes Beqiraj, Bushati: Po presim përfundimin e hetimeve

  • 6 years ago
Këshilli Bashkiak në Shkodër ka miratuar vendimin për dhënien e një ndihme financiare prej 500 mijë lekësh për familjen e Florenc Beqirajt, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në Francë. Vendimi është marrë unanimisht nga Këshilltarët e Bashkisë së Shkodrës.
Florenc Beqiraj ndërroi jetë pak ditë më parë në Francë, pasi mjekët i hoqën aparaturat. Vdekja e të riut shkaktoi reagim të fortë në Shqipëri duke sjellë disa protesta në Tiranë, Shkodër dhe Kukës dhe djegien e flamurit francez.

Autoritetet franceze dhe Ministria e Jashtme shqiptare thanë se Beqiraj tentoi që të vetëvritej, ndërsa familjarët akuzojnë se u dhunua nga gardianët duke përfunduar në koma.
Bushati tha se qeveria ka marrë përsipër shpenzimet për transportin e trupit të viktimës në atdhe. ?Jemi në kontakt të pandërprerë me autoritetet franceze, ministrinë e Brendshme dhe të Jashtme.

Të presim përfundimin e hetimeve. Qeveria merr përsipër shpenzimet për transportin e trupit të viktimës dhe sjelljen në atdhe. Prioritare për ne është që hetimet të shkojnë deri në fund dhe të zbardhen rrethanat? deklaroi ai.

Recommended