Report TV - Kisha katolike ofron ushqim për njerëzit në nevojë

  • 6 years ago
200 fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian në Lezhë janë ftuar në një drekë festive për krishtlindjet. Dreka është përgatitur nga nxënësit e shkollës së kuzhinës, ndërsa është sponsorizuar nga kisha katolike në Lezhë.

Nxënësit e shkollës së kuzhinës në Lezhë kanë shtruar një drekë për fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian. Janë 200 fëmijë të cilët u bënë pjesë e drekës festive të shtruar me këtë rast. Iniciatori i këtij aktiviteti, Arber Avdia, u shpreh se është kënaqësi t?iu shërbesh fëmijëve në nevoje.

?Nxënësit kanë marrë një iniciativë për të ndihmuar fëmijët në nevojë, për ne është shumë kënaqësi, ju urojmë Krishtlindjen dhe një Vit të Ri sa më të mbarë?, tha Arber Avdia Kuzhinier.

Recommended