Në këtë ditë të shënuar të Krishtlindjes nuk kanë munguar as urimet e politikanëve për të gjithë shqiptarët. Duke përshëndetur marrjen e shtetësisë shqiptare të Janullatos, kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi në urim i bënë thirrje klasës politike në Shqipëri të tregojë maturi dhe të jetë luajale.
Ruçi: Nga thellësia e zemrës në këtë ditë shumë të lumtur i uroj të gjithë besimtarëve të krishterë gëzuar Krishtlindjen! Po kështu i uroj të gjithë shqiptarët që vitit 2018 të jetë një vit i begatë, një vit i dashurisë, i respektit, i mirësisë, i solidaritetit dhe i shpresës. Dhe të gjithë politikanëve do t?i uroja me shume luajalitet. Unë jam këtu për ta uruar hirësinë Janullatos, dy urime bashkë, e para Krishtlindjet dhe e dyta ta gëzojë shtetësinë shqiptare.
Kryetari i grupit parlamentar e cilësoi vitin 2018 si të shpresës, ndërsa tha se bashkëjetesa fetare është pasaporta më e mirë për shqiptarët.
Balla: Së pari kjo është një ditë e bukur për të gjithë shqiptarët. Harmonia fetare e pagjendur në asnjë vend tjetër në botë përveç në Shqipëri ka bërë që edhe në myslimanët ta festojmë me po të njëjtën ndjenjë këtë festë. Familjet tona janë të përbëra edhe nga të krishtër dhe nga myslimanë, por ky është shembulli dhe pasaporta më e mirë e shqiptarëve në botë. Sa i përket pyetjes tuaj. është diçka shumë e mirë edhe pse e vonuar.
Për Monika Kryemadhin vendimi për dhënien e shtetësisë shqiptare Janullatos është veprim i vonuar.
Kryemadhi: Nga kjo Katedrale dua t?ju uroj shqipëtarve dhe Vitin e Ri bashkarisht sepse është shumë shumë e rëndësishme që në këtë ditë të shënuar në lindjen e Krishtit të kemi mbarësi, të kemi paqe dhe të kemi zhvillim më shumë për shqiptarët, për familjet tona, për fëmijët tanë të cilët meritojnë më shumë. Ju uroj Krishtlindjet, mbarësi, begati në familjet tuaja.Sigurisht që jam dakord, mos harrojmë që është një nga vendimet më të vonuara që bën politika shqiptare, kam përshtypjen që Janullatos e do më shumë Shqipërinë se çe ka dashur ndonjëherë politika shqiptare.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/politikanet-urojne-krishtlindjen-por-vemendjen-e-merr-janullatus
Be the first to comment